Moderatorja e njohur, Luana Vjollca ka nisur pushimet. Ajo ka zgjedhur si destinacion Spanjën dhe duket se ka shkuar bashkë me partnerin e saj, Krenar Çocaj. Gjatë kësaj kohe, Luana është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan vazhdimisht foto dhe video. Moderatorja shfaqet me linja perfekte dhe shumë ‘hot’.
Ndërkohë, nga këto pushime po qarkullon një foto e bukuroshes me Krenarin. Ata shfaqen përpara pasqyrës në një restorant në Marbella të Spanjës. Çifti duken shumë bukur pranë njëri-tjetrit dhe kjo foto si e para e realizuara prej tyre po bën xhiron e rrjetit.
Sa i përket karrierës, Luana pak ditë më parë publikoi këngën e re “Nuk o ka ma qet” në bashkëpunim me reperin MC Kresha.