Disa foto paparac, shkrepur pak ditë më parë në një jaht në ujërat e Ponzës të futbollistit të Romës Nicolo Zaniolo nën shoqërinë e bruneje simpatike bënë xhiron e rrjetit. Revista italiane ‘Chi’ publikoi fotot sensuale të yllit të skuadrës italiane me bukuroshen, identiteti i së cilës është Kejdis Bardhi dhe është shqiptare.
Në pozat e publikuara dy të rinjtë janë parë duke u përqafuar dhe duke u dukur të afërt me njëri-tjetrin. Ndonëse nuk pati asnjë puthje që të zyrtarizojë një lidhje të mundshme mes të dyve, duhet thënë se bukuroshja shqiptare profesioni i së cilës është parukiere është vajza e parë që vihet re përkrah Zaniolos pas përfundimit të lidhjes së tij.
Por kush është Kejdis Bardhi, vajza seksi që pretendohet se mund ta ketë një romancë me Zanilon? Sipas profilit të saj në “Instagram” me 12 mijë ndekës, ajo është 28 vjeçe dhe është stiliste flokësh, e specializuar në ekstension. Në rrjetet sociale ajo ka disa foto nga java e kaluar që e portretizojnë atë tashmë me pushime në ishullin romak të Ponza-s, i njëjti ku u pa në shoqërinë e Zaniolo-s.
Bëhet me dije se vajza 28-vjeçare është me origjinë nga Rrësheni. Kejdisi jeton dhe punon në Terni. Ndërkohë që pasioni i Kejdisit për famën njihet nga njerëzit e saj të afërt, kjo pasi shpesh herë parukierja kishte tentuar të bëhej pjesë e formateve të ndryshme italiane që kanë në qendër promovimin e imazheve të reja.