Hapja e negociatave/ Bullgaria heq veton për Maqedoninë e Veriut. BE jep lajmin e madh

Rruga e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut më në fund është hapur. Bullgaria ka vendosur të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, vetëm një ditë para Samitit të BE për Ballkanin Perëndimor. Lajmin e ka dhënë Komisioneri i BE për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në një postim në Twitter. Varhelyi shkruan:

“Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenoninë e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara.”