Sot kryeministri Edi Rama do të mbledhë në pallatin e Kongreseve kryebashkiakët e të gjithë vendit për të diskutuar për performancën financiare të qeverisjes vendores.
Burime bëjnë me dije se mbledhja realizohet në kuadër të përgatitjes dhe mirëmenaxhimit të sezonit veror.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 10:30. Në këtë mbledhje fokus të veçantë pritet ta ketë dhe përcaktimi i objektivave për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Në mbledhje do të marrin pjesë gjithashtu ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, kryeministri Edi Rama, drejtori i Financave vendore, Fran Brahimi dhe përfaqësues nga ambasada zviceriane.
Axhenda
/abcnews.al/