4 gjëra që duhet t’i dini para se të shkoni në Universitet!

Me siguri keni dëgjuar shumë këshilla nga prindërit, dhe shoqëria, dhe vëllezërit më të mëdhenj, dhe këshilltarët e gjimnazit , dhe Google në të gjithë gjërat e mëdha: të gjesh shkollën e duhur, të zgjedhësh degën që do të diplomohesh, festat. Të aplikuarit për universitet dhe të bërit gati për tu larguar nga shtëpia mund të jetë stresuese. Më poshtë do të gjeni këshilla të dhëna nga ata që janë diplomuar tashmë.

1. MENDO KU DO JETOSH PAS DIPLOMIMIT

Askush nuk të përgatit se cfarë do të ndodh mbas atyre 3-4 viteve të shkollës, nëse do të jetosh në të njëjtin vend në të cilin ke studiuar nëse do të mbash të njëjtin ritëm apo plan. Mund të krijosh lidhje të forta dhe eksperienca në vendin e studimit por nëse kjo nuk është ajo që do të bësh ende pas katër viteve dhe kthehesh apo shkon në një vend tjetër , do ti humbësh të gjitha lidhjet që ke krijuar dhe do të të duhet të krijosh lidhje të reja e t’ja fillosh nga e para. Prandaj kur shkon në universitet duhet ta mendosh mirë nëse ai është plani jot afatgjatë.

2. DO MËSOHESH TË JETOSH ME NJË NJERI QË NUK TË PËLQEN

Shumë studente kur u shpërngulën në dhomat e tyre të reja të përbashkëta , menduan se cdo gje do shkonte okej. Menjëherë do të shkonin mirë me shokun apo shoqen e dhomës dhe gjithcka do ishte okej, por ata thonë e nuk ndodhi aspak kështu. Shumica prej tyre u hasën me individ komplet ndryshe nga vetja dhe sigurisht kishin përplasje herë pas here. Ata thonë se kjo eksperiencë i bëri të dalin nga zona e komfortit të përshtaten me njerëz të rinj dhe të njohin natyra të reja. Mos i kini pritshmëritë shumë të larta.

3. NUK I DIHET KURRË SE ME CFARË SHOQËRIE DO PËRFUNDOSH

Disa njerëz mendojnë për universitetin si një fillim i ri duhen krijuar dhe shoqëri të reja. Për disa të tjerë me ndryshe- disa të tjerë janë përpjekur të ruajnë lidhjet e gjimnazit dhe shumë prej tyre i kanë mbajtur këto lidhje edhe mbas shumë vitesh që kanë njohur njerëz të rinj gjatë punës. Secili ka mënyrën e tij , kështu mos u ndje në presion. Bëj ate që të duket më mirë!

4. MUND TË NDRYSHOSH KOMPLET SI NJERI

Askush nuk të ka njohur si ke qenë dikur, nëse do të ndryshosh totalisht personalitetin tënd, qëllimet, opinionet ti mund ta besh këtë gjë . Mund të fillosh nga e para me një ide komplet tjetër. Kjo është mundësia më e mirë që të njohësh veten dhe të gjitha aspektet e tua./ Përkthyer dhe përshatur nga Real News/ Burimi: Cosmopolitan