Aktori i famshëm i Hollywood, Brad Pitt është duke akuzuar ish-bashkëshorten e tij, Angelina Jolie, se po përpiqet qëllimisht t’i ‘shkaktojë dëm’ atij dhe interesave të tij në verën e tyre “Chateau Miraval”.
Në dokumentet e reja ligjore të paraqitura në Los Angeles, avokatët e Pitt pretendojnë se Angelina Jolie ia shiti aksionet e saj në punishten e verës oligarkut rus Yuri Shefler në një përpjekje për të dëmtuar përfshirjen e Pitt në kompani.
Pitt fillimisht e paditi Jolie për shitjen e aksioneve të saj të Miraval në shkurt dhe po kërkonte dëmshpërblime monetare, tarifa ligjore dhe që shitja e Miraval nga Jolie te Shefler të anulohej.
Në këto dokumente të fundit, avokatët e Pitt pretendojnë se “Jolie kërkoi t’i shkaktonte dëm Pitt” dhe pretendojnë se ajo “e dinte dhe synonte që Shefler dhe bashkëpunëtorët e tij do të përpiqeshin të kontrollonin biznesin që Pitt kishte ndërtuar dhe të minonin investimet e Pitt në Miraval”.
Sipas padisë së Pitt në shkurt, aktori 58-vjeçar pohoi gjithashtu se sipas kushteve të divorcit të tyre, i cili u finalizua në vitin 2019, çifti kishte një “mirëkuptim të ndërsjellë” që asnjëri prej tyre nuk mund të shiste interesin e tyre në kantina e verës pa pëlqimin e tjetrit.