Xhemi si rrallëherë u ka dhënë ndjekësve mundësinë ta pyesin rreth gjërave të ndryshme. Moderatorja bukuroshe nuk ngurroi t’i kthente përgjigje pyetjeve të shumta mbi projektet televizive
“Është e vërtetë që do prezantosh një spektakël të madh në Klan në shtator?”, e pyet dikush Xhemin, e cila nuk ka dhënë përgjigje por ka publikuar një video duke ecur, gjë është është nënkuptuar si jo, pasi pak kohë më parë në një intervistë ajo tha se do e shohim vetëm në Top Channel.
E pyetur se me kë do donte të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”, Xhemi la të kuptohej se nuk do të futej kurrë në këtë format duke u shprehur “Në një jetë tjetër” dhe shtoi: “…me Salsano Rrapin”.
Sa i përket emisionit të preferuar që ka moderuar Xhemi veçoi “Portokalli”.