Trazoi rrjetin me mesazhin e fortë, Luana Vjollca zbulon projektin e ri

Moderatorja e njohur Luana Vjollca është rikthyer në vëmendjen e mediave rozë, duke zbuluar projektin e saj të ri.

“Thuaje” do të titullohet projekti që mesa duket do të ketë në fokus vajzat dhe gratë. Luana ka ndarë një video ku sjell në vëmendje të gjitha etapat e jetës së saj.

Përmes saj, moderatorja ka në fokus arritjet e saj personale ndër vite por nuk ka lënë pas dhe angazhimin e saj në muzikë. Kujtojmë se pak kohë më parë moderatorja zbuloi pak më shumë mbi këtë projekt që ka punuar fort prej më shumë se një vit.

“Tani, prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës. #Thuaje””, shprehej më parë moderatorja.