Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, tre të plagosur/Makina bëhën copash. (FOTO)

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në aksin Librazhd-Prrenjas, pranë fshatit Qukës. Dy mjete të cilat lëviznin në drejtime të kundërta janë përplasur kokë më kokë dhe për pasojë janë plagosur tre persona.

Dy prej tyre po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Librazhdit, kurse një vajzë në gjendje më të rëndë është dërguar në Spitalin e Elbasanit. Dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e mjeteve dhe lagështia në rrugë.

Nje koment

  1. Pingback: 3maddening