Eranda Libohova është një nga personazhet që i dashuron kafshët. Madje edhe një nga personazhet e parë publikë që është shfaqur në studio televizive me qenin e saj Teo( në vitet 1999-2000 në televizionin Arbëria).
E megjithatë asgjë s’ka ndryshuar tek Eranda ajo vazhdon t’i dashurojë kafshët madje dy ditë më parë në ditën botërore të tyre, këngëtarja u shfaq në emisionin “Rudina” me dy qentë e saj Tekila dhe Whisky.
Ajo tregoi se Whiskyn e kishte gjetur në gjendje të mjeruar disa vite më parë përpara shtëpisë së saj dhe pasi e kishte mjekuar kishte vendosur ta adoptonte. Kaq ka mjaftuar dhe familja e vërtetë e qenit ia behu një ditë më pas në shtëpinë e Erandës, duke i thënë artistes se qeni i tyre quhej Roksi dhe se ai ishte larguar nga shtëpia.
Edhe pse u kujdes për shumë vite për qenin, Eranda Libohova e ka dorëzuar atë tek familja e tij e parë, por ky vendim nuk ka qenë aspak i lehtë për të.