Një tjetër vend europian fut Shqipërinë në listën jeshile: Ja çfarë duhet të keni me vete për të udhëtuar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se Franca e ka futur Shqipërinë në listën jeshile, për shkak të Covid-19.

Sipas njoftimit të ministrisë mësohet se të gjithë shtetasit shqiptarë do të lejohen të hyjnë në Francë, pa pasur nevojë për një arsye madhore.

Për të udhëtuar drejt Francës ata duhet të jenë të pajisur me vërtetimin e kryerjes së ciklit të plotë të vaksinimit prej të paktën 28 ditësh për vaksinën me dozë unike Janssen dhe 7 ditësh të 2 dozave të vaksinave Pfizer/Comirnaty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria/Covishield, Të jenë të pajisur me rezultatin e një testi PCR negativ / 72 orë ose testi antigjenik negativ / 48 orë.

Ose të jenë të pajisur me certefikatën e shërimit nga Covid-19, ndërkohë fëmijët deri në 12 vjeç janë të përjashtuar nga ky detyrim.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Franca e ka futur Shqipërinë në listën e vendeve jeshile.

Të gjithë shtetasit shqiptarë do të lejohen të hyjnë në Francë, pa pasur nevojë për një arsye madhore, pasi të kenë plotësuar një nga kushtet e mëposhtme:

Të jenë të pajisur me vërtetimin e kryerjes së ciklit të plotë të vaksinimit prej të paktën 28 ditësh për vaksinën me dozë unike Janssen dhe 7 ditësh të 2 dozave të vaksinave Pfizer/Comirnaty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria/Covishield. Cikli quhet i përfunduar kur vaksina e fundit është bërë jo më herët se 9 muaj nga data e hyrjes në Francë.

Të jenë të pajisur me rezultatin e një testi PCR negativ / 72 orë ose testi antigjenik negativ / 48 orë.

Të jenë të pajisur me provën e shërimit nga Covid19 (test PCR ose Antigjeni pozitiv, prej jo me pak se 11 ditësh dhe jo më shumë se 6 muajsh nga data e hyrjes në Francë).

Fëmijët deri 12 vjeç janë të përjashtuar nga ky detyrim.

Për informacione më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun e MEPJ ?

https://punetejashtme.gov.al/harta/?fbclid=IëAR3GA3m-ggQcpj_eMH1bNvËEGo4uëFyoMrhFza4ted-4F8EZrZe8_AdtKmE