Pak ditë më parë,Kryefjala solli eksluzivisht foton ku dukej makina e Donald Veshaj parkuar poshtë shtëpisë së Bora Zemanit.
Kaq u desh për fansat e dyshes që të ëndërronin për një rikthim.
Sigurisht që ata vetë nuk flasin dhe na detyrojnë të përveshim mëngët e ti zbulojmë vet.
Së fundmi ka qenë Olti Curri ai që ka ‘ngacmuar’ ndjekësit në Instagram me pyetjen:”Po lexoj që Sabiani me Ilirin janë në Vienë”.
Një ndjekës/e menjëherë përgjigjet :”Në sistemin Tims,Donaldi është nisur dje në orën 4:30,Bora 14:30!”
Ky ishte momenti kur hapëm sytë dhe menduam,prit pak!
Domethënë nuk po flasim vërtet për Ilirin dhe Sabianin?
Ah,tani po!
Çfarë bëmë?
Atë që bën çdo vajzë kur i dashuri i thotë se ka dal me shokët, u futëm në profilin e secilit dhe po, të dy janë në Zvicër.
Bora ka hedhur story duke e treguar hapur se ndodhet në Vienë dhe Donaldi në anën tjetër ka shpërndarë në story club-in ku do performojë dhe po, është në Laussanë të Zvicrës.
Mendoni vërtet për një rikthim mes dyshes apo po ju pëlqen shumë kjo vëmendja dhe e bëjnë enkas?