“Ishte gjëja e duhur për t’u bërë” Keith pranon ndarjen nga Adriana Matoshi dhe ka një thirrje publike për të gjithë

Futbollisti Keith Groeneveld ka reaguar për herë të parë pas aludimeve për një ndarje të mundshme me aktoren e njohur Adriana Matoshi, aludime të cilat filluan kur aktorja dhe futbollisti nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram. Në një intervistë për Privé pohoi vërtetësinë e lajmit për ndarjen e tyre, por nuk tregoi arsyen. Sakaq ai u bëri thirrje njerëzve që të ndalin komentet negative për Adrianën, pasi ajo po kalon një kohë të vështirë pas ndarjes.

“Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha lajmet për ndarjen sepse shumica prej tyre duan vetëm sensacionin. Çfarë mund të them unë? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja më e duhur për ta bërë. Edhe pse nuk jemi bashkë, ne çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit. Në këtë moment, lutem për të sepse e di që po kalon kohë të vështira nga ndarja, ashtu sikurse edhe nga komentet e pamatura. Ndaluni!

Edukoni veten dhe fëmijët tuaj. A doni që të ketë tumor prapë? Dhe krejt papritur, të gjithë ta përkrahin atë sërish. Hipokrizi. Filloni nga njeriu në pasqyrë para se të hapni gojën. Ajo është mrekullueshme dhe të gjithë ju duhet të jeni krenar që një grua e tillë përfaqëson shtetin tuaj. Do doja të shprehë dashurinë time për të gjithë njerëzit që na kanë respektuar dhe dashur sepse edhe ne ju duam juve. Zoti ju bekoftë,”– tha ai.

Aktorja e njohur kosovare Adriana Matoshi dhe futbollisti afrikan Keith Groeneveld kanë qenë një nga çiftet më të diskutuar të showbizit. Matoshi u bullizua nga publiku pasi i dashuri i saj ishte 19 vite më i ri se ajo. Dyshja shpesh postonte foto romantike në rrjetet e tyre sociale.

Nje koment

  1. Pingback: 2furniture