Beatrix Ramosaj shfaqet për herë të parë me një nga ish-banorët pas përfundimit të “Big Brother” (FOTO)

Që pas daljes nga “Big Brother VIP”, ajo që ka ruajtur më pak kontakte me banorët e tjerë dhe është distancuar më shumë duket të jetë Beatrix Ramosaj.Pas lidhjes së dashurisë që krijojë me Donaldin brenda shtëpisë së BBV, e cila rezultoi e passuksesshme, ajo ka qëndruar më shumë jashtë vendit.

Por së fundmi ka treguar në InstaStory se është takuar me Monika Lubonjën dhe kanë drekuar së bashku me mamanë e këngëtares.

Kujtojmë që Monika pasi doli nga “Big Brother” u bë një mbështetëse e Donaldit të cilit i uronte fitoren. Gjathashtu pas ndarjes së Betarix dhe Donaldit, Monika u shpreh në një intervistë se sheh dritë jeshile për një rikthim të mundshëm të tyre.

“Unë besoj tek historia e tyre, varet si e kam parë brenda, i kam parë shumë afër ata dhe kam qenë shumë afër me atë çift.Janë të dy të mrekullueshëm, Trixa ndjehej që e dashuronte apo e donte. Unë them që do ketë një dritë jeshile sepse është situata, nuk duhet të paragjykojmë është i tronditur edhe Donaldi”, tha ajo./albeu.com/