Modelja Kristina Bakiu, ish-konkurrentja e “Love Story” Engjëll Lengo dhe moderatorja Dojna Mema kanë zbuluar se janë shtatzënë.
Kristina ndau 3 foto me barkun e rrumbullakosur dhe tregoi se është në javën e 30 të shtatzënisë.
Engjëll publikoi foto krah partnerit të saj, këngëtarit Vani Gjuzi duke treguar dhe barkun me fustanin e zi të ngushtë.
Ndërsa Dojna postoi një video në natyrë ku tregonte barkun dhe shkruante fjalë emocionuese: “Fjalet s’me mungojne k urre, por qe te pershkruaj ate qe ndiej tani, do te me duhej ti krijoja. Ndaj po te le ty mam te flasesh, me rrahjet e zemres sate”.