Në rolin e opinionistes në “Love Story”, Bleona ka zgjedhur të uroj gjithë mësuesit dhe nënat me rastin e festive.
Mes të tjerash ajo tha se mezi pret të bëhet nënë.
“Të gjithë mësuesve doja t’i uroja gëzuar festën e 7 Marsit. Nesër femrave festën e 8 Marsit. Ky është një ‘show’ i cili ka si qëllim t’i fuqizojë femrat jo t’i uli poshtë. Vajza, gra kudo që jeni, duajeni trupin tuaj, veten tuaj dhe jeni të respektuara. Unë personalisht jam shumë e lumtur që jam sonte këtu dhe mezi po pres momentin që të bëhem nënë vetë”- është shprehur Bleona.
Në vitin 2017, Bleona Qereti vendosi që të ngrijë vezët, për t’i përdorur më pas në një çast të caktuar kur do vendosë të bëhet mama.
Vajzat e suksesshme në karrierë si Bleona, që nuk kanë mundur apo nuk kanë kohën e mjaftushme të bëhen nëna, ngrijnë vezët, për t’i pasur ato në një çast më të përshtatshëm të jetës. Duke i ruajtur në kushte specifike, këto vezë të ngrira, kanë mundësi të jenë aktive dhe kur gruas i ulet shansi natyral për të mbetur shtatzënë.
Ato më pas bashkohen me spermatozoidin dhe pasi krijohet embrioni vendosen në mitrën e nënës. Kjo mënyrë e lejon gruan të ketë një fëmijë të sajin, biologjikisht, në një kohë kur natyralisht ajo nuk mbet shtatzënë.