Çmimi i naftës ka arritur në shifra rekord në të gjithë botën, ndërkohë që në Shqipëri 1 litër naftë sot është shitur për 240 lekë të reja. Pothuajse të gjitha pikat e karburantit në Shqipëri kanë rritur çmimet, ndërkohë që janë qytetarët ata që vuajnë pasojat.
Por në Luz të Vogël një pikë karburanti e ka mbajtur çmimin e naftës të pandryshuar prej disa ditësh. Biznesi është në pronësi të Sami Ajdinit, i cili ka vendosur që për të disatën ditë radhazi, ta shesë një litër naftë për 197 lekë të reja, duke ndihmuar drejtuesit e mjeteve në këto ditë të vështira, ku janë rritur pothuajse të gjitha çmimet.
Ky veprim i Sami Ajdinit është një gjest për t’u marrë shembull edhe nga pronarët e tjerë të pikave të karburanteve, të cilët mund të përpiqen sadopak për të ulur çmimin e naftës dhe për të ndihmuar shqiptarët.