Çiljeta dhe Alban Hoxha janë bashkë prej vitesh. Lidhja e tyre është komentuar shumë në media, por këngëtarja ka preferuar të tregohet e rezervuar në deklaratat mbi jetën private.
Ajo publikon shumë rrallë në rrjetet sociale me portierin e Partizanit, për të mos thënë asnjëherë.
Por sot çifti bën 6 vite bashkë dhe Çiljeta nuk na e kurseu një foto dhe një deklaratë dashurie.
“Sot, 6 vjet bashkë. Dielli im”, shkruan këngëtarja.
Çiljeta ka një djalë, Feranandon nga martesa e mëparshme dhe gjithashtu edhe Albani ka një djalë me partneren e tij të mëparshme e cila fatkeqësisht u nda nga jeta gjatë lindjes së djalit të tyre./albeu.com/