Pas fillimit të situatës aktuale në Ukrainë, miliona njerëz në botë kanë filluar ta shohin presidentin e këtij vendi si hero modern. Kanë të drejtë, në fakt.
Duket se përveç zemrave të njerëzve, presidenti dikur aktor do të fitojë edhe para, pasi seriali ku ai luante para disa vitesh është më i lakmuari i momentit. Një gamë e rrjeteve globale kanë nisur të blejnë të drejtat e transmetimit të serialit komik “Shërbëtori i Popullit”, në të cilin ka luajtur presidenti ukrainas.
Seriali do të vijë edhe në Shqipëri si pjesë e paketës Tring dhe do të transmetohet shumë shpejt. Në këtë serial, Volodymyr Zelensky, luajti rolin e Vasiliy Petrovich Goloborodko, një mësues i shkollës së mesme.
Ai u shty drejt presidencës, sepse videoja e një studenti ku ai tregonte korru.psionin në Ukrainë u bë virale. Goloborodko, nga një mësues i thjeshtë, nisi të drejtojë vendin duke shmangur përfitimet e të qenit lider dhe duke e mbajtur jetën e tij në ritmet e normales.
Filmi u bë hit në Ukrainë, ku u shfaq për tre sezone radhazi, por tashmë interesi për të ka arritur kulmin që nga momenti kur Zelensky u bë fytyra e kombit.
Nicola Söderlund, partneri menaxhues i studios krijuese, ka zbuluar se shitjet janë rritur në mënyrë të shpejtë në ditët e fundit. Ai e ka cilësuar interesin për këtë serial si të jashtëzakonshëm. Zelensky ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve nga mbarë bota tani.