Fifi ka nisur një lidhje të re dashurie me Adis Patushin, cifti prej javësh po shfaqen kudo bashkë dhe të lumtur dhe publike e bënë shumë pak kohë pasi u lidhën.
Kledi Hysa ka zbuluar se ka qenë ai që i ka prezantuar çiftin me njëri-tjetrin.
Ish-banori dhe Adisi janë kushërinj të afërt dhe janë rritur bashkë, modeli u shpreh në Glamour Zone se ka qenë ai që i njohu por nuk e kishte besuar se gjërat do të arrinin deri këtu.
Kledi Hysa: Mua më pëlqen komunikimi mes tyre dhe unë Adisin e shikoj shumë të lumtur dhe kjo më bën mua akoma më të lumtur, edhe Fifin e shoh të lumtur dhe për mua nuk ka gjë më të bukur.