Në emisionin “Ëndërrtjerrësit” në Top Channel, dje tema kryesore ishte diskutimi për emisionin “Fiks fare” që nga fillimi i transmetimit para dy dekadash.
Të ftuarit në këtë emision ishin të gjithë bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në suksesin e emisionit, duke përfshirë edhe Bora Zemanin. Velinat kanë qenë pjesë e rëndësishme e emisionit, të cilat e kanë patur këtë eksperiencë si një derë të hapur për shanset në TV.
Një ndër to ishte edhe moderatorja Bora Zemani. E pyetur lidhur me pikënisjen e këtij rrugëtimi, ajo shpreh se e vlerëson shumë shansin që iu dha, por nuk ishte kurrë vetvetja.
“Shiko, kam qenë shumë e turpshme, shumë e ndrojtur dhe shumë e tërhequr. Nuk është se isha shumë tipi i velinës. Nuk e gjeja shumë veten”, u shpreh Bora.
“E kisha lënë shkollën e baletit, se nuk më pëlqente më. Nuk e shikoja veten shumë mirë dhe nuk e bëja dot këtë gjë. Mirëpo kur u dha kjo mundësi u gëzova shumë, sepse ishte një trampolinë e madhe për punën në televizion”, shtoi ajo.
Ish-moderatori i “Fiks Fare”, Saimir Kodra, bëri shaka me Borën duke u shprehur se për një vit ajo ka veshur vetëm streçe, se nuk kishte qejf të tregonte trupin. “Donte të dilte me kominoshe”, shtoi ai me shaka.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.