Historia e Beatrix Ramosaj me Donald Veshaj është ndër më të komentuarat që kur lindi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por lidhjes së tyre i erdhi fundi dhe këtë e konfirmuan postimet në Instagram që bëri këngëtarja.
Beatrix i ka vendosur një kryq në fjalinë “No fake stories” (Jo histori të rreme”), fjali që ishte si “moto” e lidhjes së tyre. Por kur ishte brenda shtëpisë, Donaldi stampoi një bluzë me foton e tyre dhe këtë fjali krah saj.
“Ja tek e keni, e rregullova,” shkruan ajo – pra “histori false” – shoqëruar me një emoji duke qeshur dhe një tjetër që nënkupton të qenit aktor, pra jo i vërtetë. Postimi është lehtësisht i kuptueshëm që i referohet raportit me Donaldin.
Por nuk kanë munguar komentet nga ndjekësit që ironizojnë ndarjen e tyre duke i thënë Beatrixës se “kjo është karma”. Për këtë i referohen faktit që këngëtarja u lumturua për puthjen e Donaldit me Borën brenda Big Brother VIP, por kur u bë vetë pjesë e reality show krijoi romancë me aktorin.