Monika Lubonja e zhgënjyer nga dhurata e “Vëllait të Madh”: Nuk kam nevojë për fustane, ja çfarë doja unë

Ngjarjet e komentuara në lidhje me qëndrimin e Monika Lubonjës në Big Brother sigurisht që kanë qenë momenti kur produksioni i bën dhuratë një koleksion veshjesh dhe qëndrimi i saj ndaj Fifit.

Për këtë të dytën Monika tha se nuk e kishte njohur më herët këngëtaren ndërkohë që pjesa më e madhe e banorëve por dhe vetë televizioni e njihte për gjendjet emocionale.

“Sigurisht Fifin e kam vlerësuar sepse për mua ka qenë një super artiste një autore e mrekullueshme e teskteve e doja Fifin dhe përpara”, tha Monika.

Ndërkohë për dhuratën me veshjet artistja theksoi se përtej saj kishte një dëshirë më të madhe ndërtimi i një teatri për fëmijë.

“Sepse unë e kalova këtë lloj pakënaqësie. Unë faktikisht doja të ngrija një teatër për fëmijët, ai teatër që i mungon fëmijëve, dhe doja qëndresën time shumë ndërtues të ndertojnë një skenë teatri për fëmijët.

Përtej fustaneve unë doja një teatër për fëmijët që mund të ishte shumë ndryshe që mund të filloj nga mosha 5 vjeç, 12 vjeç, 13 vjeç, pra një kompleks moshash. Unë skam nevojë për fustane, i kam pasur gjithmonë”, tha Monika.