Përtej suksesit të “Big Brother”, moderatorja e këtij reality shoë po bën zë së fundmi edhe me shifrat “e çmendura” që shpenzon për veshjet e saj. Pas përfundimit të programit, Arbana ka njoftuar se do të ketë edhe 3 puntata të tjera me të gjithë ish banorët.
Vëmendjen në puntatën e parë e ka marrë veshja e saj, një kostum ngjyrë blu nga Balenciaga dhe faqja “Mespërmes” ka zbuluar se xhaketa i kushton 1,266 euro dhe pantallonat 712 euro.
Kujtojmë se në natën finale, varësja e moderatores mori gjithë vëmendjen me çmimin e saj, prej 200 mijë euro. Dyfish i çmimit të çmimit të madh të fituesit të BBV./albeu.com/