Kush nga ish-banorët u vesh më mirë dhe më keq në finalen “Big Brother VIP”? Flet stilistja e njohur (Foto)

“Big Brother VIP” ka tre ditë që ka mbaruar, por duket që jehona e tij vazhdon ende. Të gjithë merren me ish-banorët e shtëpisë së madhe dhe çdo detaj rreth tyre.

Më e fundit, është stilistja Anila Konomi, e cila ka komentuar veshjen e ish-banorëve në finale duke renditur Sheila Haxhirajn dhe Monika Lubonjën si të veshurat më mirë. Ndërsa veshjen e Fifit e konsideroi si më të keqen.

“Sheila më pëlqeu shumë. Thjesht, pastër, bukur, ndoshta është dhe kombinimi me motive nacionaliste. Nuk më pëlqeu Fifi, e kam shumë xhan por nuk më pëlqeu. Kishte mundësi të ishte veshur më mirë. Monika më ka pëlqyer thuajse gjatë gjithë spektaklit, mbase ishte pak e ekzagjeruar pjesa e shallit sepse fustani ishte shumë i bukur”, tha Konomi në ‘Shqipëria Live’.