Të gjithë u cmendem nga mbesa e tij, por ja kush është vajza e Bujar Nishanit që Beniada nuk rreshti së e përmenduri në BBV

Para se të bëhej pjesë e Big Brother Vip, Beniada njihej nga mediat si mbesa e ish Presidentit, Bujar Nishani. Mirëpo, pas hyrjes në shtëpinë më të famshme epiteti si “mbesa e Nishanit” u harrua dhe Beniada fitoi zemrat e shqiptarëve.

Gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi, Beniada në asnjë moment nuk harroi të përshëndeste familjarët e saj, dajë Pashukun dhe të gjithë fisin në Shijak.

Pjesë e përshëndetjeve të Beniadës ka qenë dhe vajza e ish-presidentit Bujar Nishanit, Fiona.

“Përshëndes Fiona Nishanin, goca e Bujarit. Është një gocat më inteligjente në Shqipëri”, ka thënë Beniada në një nga përshëndetjet e saja në “ Big Brother Vip”.

Fiona është një vajzë e cila ka qëndruar larg mediave dhe vëmendjes të publikut. Nëse i hidhni një sy Instagramit të Fionës, followrsat e saj janë të paktë, por fotot artistike dhe të bukura nuk mungojnë.