Mbrëmjen e djeshme aktori Donald Veshaj festoi natën e parë pas daljes nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’. Ai ishte në një nga clubet eTiranës bashkë me Elgitin, Romeon, Fifin, Kledin e miq të tjerë. Mungesa e Beatrix nuk mund të kalohej pa rënë në sy.
Megjithatë, aktori u sigurua që ta kujtonte para një publiku të tërë. Ai, Elgiti dhe Romeo ishin në skenë duke kënduar e kërcyer. Performanca e tyre u mbyll me këngën “Nën një portokalle”, e cila u mor si një dedikim për Beatrixën. Kjo pasi Beatrix dhe Donaldi janë puthur për herë të parë në “Big Brother VIP” me këtë këngë në sfond.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.