Mbrëmjen e djeshme Arbana shkëlqeu me kostumin në ngjyrë të kuqe. Por çfarë mori vëmendjen mjaftueshëm ishte seti i aksesorëve nga “Kastrati Jewellery”.
Varsja që Arbana mbante në qafë kushtonte plot 200.000 euro. Edhe në veshjen e dytë Arbana mbajti po të njëjtin set aksesorësh në ngjyrë jeshile që i dhanë një tjetër hijeshi pamjes së saj.
Gjithçka ngjante me një nga skenat e filmit si “Ocean’s 8”. Kjo shpjegon edhe praninë e sigurisë së lartë në Top Channel aq sa dolën fjalë se kryeministri Edi Rama do të vinte për të dhënë çmimin. Por mesa duket kanë qenë rojet për varësen që me siguri është kther direkt në dyqan.
Nata finale e “Big Brother VIP” ka nisur me emocione të forta që në fillim të spektaklit. Arbana Osmani teksa rrëfeu eksperiencën e saj të veçantë si moderatore e formatit, ka dhënë gjithashtu edhe lajmin e bukur që është shtatzënë për herë të tretë.
Ndërkohë, burime për “Kryefjala” bëjnë me dije se Arbana është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe është në pritje të një vajze!