Pasi ai dhe Alesia i dhanë fund njohjes, Albi u largua përfundimisht nga “Përputhen”. Së fundmi, ish-konkurrenti ka publikuar foto me opinionistin, me produksionin, si dhe i ka dedikuar disa fjalë të bukura moderatores Bora Zemani.
Në puntatën e mbrëmjes së djeshme të “Për’puthen Prime” kanë ndodhur shumë largime. Pasi Alesia dhe Albi i dhanë fund lidhjes së tyre, ky i fundit ka vendosur që të largohet përfundimisht nga emisioni i dashurisë.
Ndërkohë në rrjetet sociale, Albi ka postuar në “Instastory” një fotografi ku shfaqet së bashku me moderatoren e programit, Bora Zemani. Bashkëngjitur me foton në fjalë, ai ka shkruar edhe disa fjalë të bukura për të.
“Nëse të gjithë kanë parë 7 Mrekulli të botës unë kam parë të 8-ën. Bora Zemani, faleminderit për këto 6 muaj që më ke duruar aty”, ka shkruar Albi.
Të gjithë konkurrentët e programit “Përputhen” gjithmonë kanë shprehur konsideratat më të larta për Bora Zemanin, me përjashtim të njërit prej tyre, i cili ankohej se moderatorja nuk u fliste të gjithëve te kafeneja.
Lajme të parëndësishme, gjithsesi. Ajo që dihet me siguri është aftësia e Borës për të menaxhuar debatet e djemve dhe vajzave në program.