Zbulohet skenari: Arbana do u mbyllë sytë dy finalistëve, fitues shpallet Donaldi dhe meritën e ka vëllai i tij

Fituesi i Big Brother VIP Albania do të jetë Donald Veshaj. Aktori nga Vlora do të përjetojë surprizën më spektakolare në historinë e këtij programi televiziv.

Arbana Osmani do të njoftojë Ilirin dhe Donaldin për një veprim që duhet të bëjnë secili. Ata do të kenë sytë të mbyllur dhe do të qëndrojnë në dy lokacione të ndryshme.

Iliri do të jetë në Teatrin e Operas dhe Baletit, kurse Donaldi do të jetë në Pallatin e Kongreseve. Arbana do thotë se personi i cili do të hapë sytë dhe do të shohë njerëz përpara tij si publik, do të kuptojë se është automatik fituesi.

Duke llogaritur se në Pallatin e Kongreseve tashmë janë mbledhur qindra njerëz, kryesisht të ftuar nga miqtë e ngushtë të Romeo Veshajt, fitues rezulton të jetë Donaldi.

Këta të fundit janë arsyeja kryesore e fitores së aktorit të humorit. Vëllai i tij me të gjithë miqtë e tij kanë disa muaj që bëjnë tifo për të dhe në fakt e ka merituar.

Megjithë meritën e Ilir Shaqirit, lojën e fortë dhe klasin e treguar, popullariteti i Donald Veshajt i kalon të gjitha limitet. Atë e do publiku dhe nuk mposhtet dot.