Aktori Romeo veshaj, vëllai binjak i Donaldit është edhe mbështetësi i tij më i madh gjatë rrugëtimit të tij në ‘Big Brother VIP’. Që nga karafilat e hedhur me helikopter, deri te imitimet e të vëllait në emisione të ndryshme, Romeo ka qenë mjaft kreativ në format me të cilat ka dhënë mbështetje për finalistin.
Megjithatë, së fundmi, Romeo i ka surprizuar të gjithë me një tjetër nismë mjaft interesante që ka bërë kaq afër finales së madhe të 18 shkurtit.
Mbi motor, i rrethuar nga persona të tjerë dhe i veshur me bluze të stampuar me foton e Donaldit dhe shkrimin “Unë jam Donaldi”, aktori i humorit njofton nëpërmjet një ‘story’ në “Instagram” se është duke un nisur për Vlorë. Pas dy orësh ai ka publikuar një sërë videosh të tjera përmes së cilave tregon se ka mbërritur në Vlorë dhe po shpërndan bluza me shkrimin ‘Unë jam Donaldi’.
Nuk e dimë se çfarë surprize madhështore ka planifikuar kësaj rradhe, por padyshim që Romeo do të bëjë ç’të jetë e mundur për t’i qëndruar pranë moralisht vëllait të tij në këto ditë vendimtare.
Rikujtojmë se pak javë më parë, “Top Channel” surprizoi dy vëllezërit me një emision humori në “PRIME Time” që do të quhej “Më lër të flas”. Teksa Romeo e kishte bërë gati ‘promo’-n, Donaldi u përfshi në emocione të forta.