”Ahh sikur të ma thoshin shpesh këtë”/ Bora Zemani thumon Donadin pas komplimentit të këngëtarit

Këngëtari Sardi ishte i ftuar surprizë në Për’puthen Prime mbrëmjen e shtunes. Ndërsa këndoi për Mikelën dhe Erionin, ai nuk kurseu edhe komplimentet për moderatorin Bora Zemani.

Referuar këngës, ai tha se çdokush duhet t’i thotë se sa e bukur është, ndërsa Bora bëri reagimin e çuditshëm. Bora Zemani: Ma the atë natë?

Sardi: Çdokush duhet ta thotë çdo natë ty sa e bukur je, je një ndër vajzat më të bukura të trojeve shqiptare. Bora Zemani: “Ahhh sikur dikush të më thotë këtë çdo ditë!”

Ende nuk dihet se kujt i është referuar moderatorja, ndërsa ishte e përfshirë në historinë e bujshme me Donald Veshajn.

Bora Zemani ka qenë kryefjalë e muajve të fundit. Ndonëse ajo nuk ishte konkurrente e “Big Brother VIP” ka qenë edhe më e komentuar se sa do ishte si banore.

Duket se lidhja e saj me Donaldin, takimi i tyre romantik, ndarja dhe lidhja e Donaldit me Beatrix e kanë bërë të pashmangshme përmendjen e saj këto katër muaj.

Si zakonisht, vetë ajo ka qëndruar shumë e rezervuar dhe nuk ka reaguar për gjithë herët që është përmendur. Muaj më parë përmes një statusi në Instastory,

Bora bëri thjesht thirrje të mos ketë urrejtje ndaj Donaldit dhe se edhe ai mund të gabojë. Ky ka qenë i vetmi reagim i saj rreth gjithë bujës së krijuar.

Megjithatë, situata e fundit ka ngjallur një reagim nga ajo. Përmendja e Borës nga Ermali dhe përmendja në spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP” ka marrë një reagim prej moderatores.

Ajo ka publikuar një video në TikTok ku ka mbledhur disa nga herër kur emri i saj është përmendur në ekran. Dhe në fund e mbyll me vargun që Stresi i ka dedikuar: Edhe krejt le ta dinë, Bora Zemani është queen.