Qenka prezantuar me nënën e PM, Sarah zbulon si shkoi takimi i parë me vjehrrën

Sarah dhe DJ PM janë një nga çiftet e këtij Big Brother VIP dhe po e shijojnë në maksimum romancën jashtë shtëpisë. Gjithçka duket se po shkon për mrekulli dhe pas takimit të PM me të atin e Sarës në shtëpinë e BBV, duket se ka ardhur edhe radha e blogeres për t’u takuar me familjen e PM.

E pranishme në “E Diell”, Sarah ka rrëfyer se jo vetëm që është prezantuar me nënën e PM, por edhe se takimi ka shkuar shumë mirë.

“Në fillim ishte e sikletshme, por ishte shumë e mirë, shumë e sjellshme, ma bëri dhe takimin më të lehtë. Folëm në përgjithësi… më shumë ishte takim si një grua që më ka ndjekur e më ka suportuar nga jashtë dhe më ka qejf që jam në krah të djalit të saj.”

Me ç’duket, të dy kanë përkrahjen maksimale të familjes për këtë romancë që sapo ka nisur.