Bora dhe Beatrix bëjnë ”XING” me veshjen/ Kujt i shkon më shumë modeli i fustanit me 1 krah jashtë?

Emri i Bora Zemanit bëri bujë pas puthjes së famshme me Donald Veshaj në shtëpinë e Big Brother VIP. Cifti ishte ndarë prej disa muajsh por u duk sikur kishin dëshirë të rimerrnin marrëdhënien e tyre.

Donaldi i dërgoi varësen e tij për përvjetor dhe priti një shenjë që për arsye që tashmë i dimë, nuk erdhi kurrë.

Donaldi në këtë pikë, duke provuar një tërhqje, u hodh në krahët e Trixës. Shumë nuk e pranuan dot këtë qasje të dyshes sepse u duk si tradhëti ndaj Borës.

Por gjërat rrodhën dhe ndodhën dhe u duk se Donaldi i vuri një gur marrëdhënies së tij me Bora Zemanin. Ai u dha pas Trixës dhe Bora u vanit.

Trixa me të dalë nga shtëpia i bëri një këngë Donaldit. Bora ishte e akullt, nuk e ka deklaruar asnjëherë publikisht dashurinë e saj. E ndoshta Donaldi do e kishte dëshiruar.

Gjithsesi këto janë punët e tyre, ajo që ra në sy sot te emisioni Përputhen, ishte stili i veshjes së Bora Zemanit që ishte as më shumë e as më pak se stili i fustanit të Beatrix mbrëmjen e së premtes në spektaklin live të Big Brother. Fustani gjysëm këmishë dhe gjysëm dekolte i veshur nga Trixa, sot është riprodhuar nga Bora.