Duke qenë se ditën e sotme hyjmë në muajin e dashurisë, banorët e “Big Brother VIP” janë ftuar të ndajnë me njëri-tjetrin historitë e tyre të dashurisë: takimet më të bukura, më të sikletshme, momentet që i kanë lumturuar dhe ato që i kanë thyer zemrën.
Edhe Donaldi ka ndarë një nga historitë e tij të para, gjatë periudhës së adoleshencës. Aktori tregoi se gjatë kohës së gjimnazit ishte dashuruar me një vajzë, e cila ishte në lidhje dashurie me dikë tjetër, por e la atë për Donaldin dhe u lidhën bashkë.
Madje, në një moment ai rrëfeu se atë e ndiqte një person me makinë dhe kur ky e vuri re u përlesh me të, por që personi në fjalë e denoncoi në polici.
“Më denon.coi, por nuk ishte diçka serioze, dhashë deklaratën time dhe aq. Por kam qenë shumë xheloz, i sëmurë fare.”, tha Donaldi.
Aktori i njohur i humorit shihet si favorit për të fituar Big Brother VIP, bashkë me koreografin e mirënjohur në Itali dhe jo vetëm, Ilir Shaqiri. Më 18 shkurt është finalja e madhe në Top Channel.
Ne urojmë që të fitojë më i miri. Sigurisht, shanse kanë edhe Monika Lubonja me Einxhel Shkirën, pa harruar Arjola Demirin dhe Beniada Nishanin. Presim edhe 3 javë.