Historia e Arjola Demirit me ish-bashkëshortin ka qenë një ndër më të komentuar, për të cilën ajo ka rrëfyer edhe në “Big Brother VIP”. Por aktorja ka vëne në qendër momentet e tradhtisë nga ana e tij dhe dhunës që ka përdorur.
Nëna e tre fëmijëve, vetëm ditën e djeshme ka folur për njohjen me të, pa e ditur se jashtë është zbuluar identiteti i tij, nga Albeu.com dhe se ish-burri i saj është Ajax Boshnjaku është bërë i njohur në tetor te 2018 ku ishte i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Ajaxi, miku i i Ervin Matës u akuzua për moskallëzim krimi.
Ajo ka treguar në fakt një histori shumë të bukur dhe romantike e cila për fat të keq nuk ka mbaruar aq bukur.
Teksa tregon mes emocionesh si janë njohur dhe si e ka prezantuar me familjen, Donaldi i drejton pyetjen se çfarë porfesioni ka.
“Ka biznese”, e kalon tërthorazi me këtë përgjigje situatën që duket se e vuri në siklet Arjolën./albeu.com/