Iliri si kurrë më parë: Më vjen keq për Donaldin, nuk e mbrojti veten…

Iliri dhe Donaldi janë dy personat që konsiderohen si fituesit e këtij Big Brother VIP. Ata kanë qenë kundërshtar, por dinë dhe të diskutojnë.

Donaldi u dënua nga vëllai i madh për shkak të Mozzik. Ky i fundit u fut për të kënaqur banorët, por doli hapur “pro Donaldit”, madje e futi dhe në shtëpi.

Bigu shpalosi zarfin e zi duke dënuar aktorin për ditën e martë. Iliri e ka komentuar situatën me Tanin.

“Më vjen keq për Donaldin. Është djalë i zgjuar dhe duhej të dinte të mbronte veten në atë moment.

“Për moshën që ka është shumë i zgjuar. Është shumë kreativ dhe ka shumë talent ai djalë.

“Madje në një quizz e kam thënë se Donaldi është i zgjuar”. Tani i tha: “E pranoi, tha e kishte marrë malli dhe aq”.