Rreth 4 vite më parë, shpërngulja e kompozitorit të njohur Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Mira Konçi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri mjaft bujë në mediat shqiptare, por duket se kjo shpërngulje ka sjellë probleme në jetën familjare.
Albeu.com bëri të ditur disa ditë më parë se dyshja i ka dhënë fund martesës dhe kompozitori është rikthyer së fundmi në Shqipëri ndërkohë që Mira Konçi vazhdon të jetojë në New York pranë vajzës së tyre, Era Saraçi.
Kjo e fundit në një intervistë në prag të ndërrimit të viteve, rreth një muaj më parë bëri një deklaratë që surprizoi rrjetin.
Ajo tha se fundvitin familja do ta festojë të bashkuar.
“Po do mblidhemi të gjithë bashkë, ashtu është plani. Momentalisht babi është në Shqipëri me disa projekte muzikore, ndërsa ne jemi këtej. E di që do mblidhemi të gjithë bashkë, por nuk e kemi vendosur akoma nëse në Shqipëri apo në Amerikë”, tha Era.
Pas kësaj ndjekësit ishin “sy e veshë” në rrjetet sociale të familjes për të parë kartolinën e fundvitit.
Por në fakt kjo nuk ndodhi. Mira, Shpëtim dhe as Era nuk ndanë asgjë nga familja e ribashkuar në rrjetet sociale./albeu.com/