Lajmi i fundit: Erion Veliaj pezullon Monikën si këshilltare të Bashkisë

Skandali i pagave ka nxjerrë mjaft të ‘palara’ në shesh. Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka pezulluar nga puna si këshilltare, banoren e “Big Brother VIP”, Monika Lubonja. Kryebashkiaku Veliaj pretendon se e ka pezulluar aktoren nga puna e saj si këshilltare në momentin që është futur në Big Brother VIP. Por, në fakt njoftimi për pezullimin e Lubonjës vjen tani, në janar.

Ka kaluar më shumë se një muaj nga publikimi i pagave të shqiptarëve, skandal që mbylli vitin 2021.

Media publikoi tabelën ku shihej se Lubonja ishte e punësuar në Bashkinë Tiranë dhe merrte një pagë prej 114 mijë lekësh të reja. Në kohën që u bënë publike të dhënat, nuk pati asnjë reagim nga ana e Bashkisë Tiranë.

Skandali me pagat e 630 mijë qytetarëve shqiptarë, dhe me të dhënat e tjera personale tronditi vendin në fund të vitit që lamë pas.

Pezullim nga puna nuk është largim nga puna. Pozicioni i Monikës në Bashki është aktualisht i ngrirë.