‘Zgjohem të pi ujë gjatë natës dhe gjej këto rojet’, Romeo zbulon çfarë ndodh në shtëpi me prindërit e tij duke ndjekur Donaldin

Pak para finales edhe prindërit e Donaldit nuk ndahen një moment nga ekrani i televizorit. “Zgjohem të pi ujë gjatë natës dhe gjej këto rojet. Njëri sy hapur dhe tjetri sy mbyllur”, ka shkruar Romeo krah pamjes ku duket të dy prindërit të shtrirë, duke parë Donaldin në orët e vona të natës.

Kujtojmë se disa javë më parë, Donaldi ka marrë një surprizë e cila e ka emocionuar shumë brenda shtëpisë, duke takuar mamanë dhe babain e tij.