Sot gjatë puntatës së “Për’puthen” Bora Zemani nuk ishte prezente për shkak të arsyeve shëndetësore. Emisioni u prezantua nga Ana Lleshi. Rikujtojmë se Bora ka patur një ndërhyrje para disa kohësh dhe e prezantoi programin për disa javë ulur.
Më pas ajo e mori veten, por mesa duket ka përsëri probleme dhe mungon në program. Ana nuk dha më shumë detaje.
Ndërkohë sot ishte takimi i Mevlanit me Rrushen, i cili nuk shkoi aspak siç duhet as në studio dhe as në takim. Mevlani u vonua dhe kishte lajmëruar stafin, për shkak se duhet të shoqëronte nënën e tij në spital. Rrushja gjithsesi nuk e përtypi këtë vonesë.
Rrushe: Puna është që pate kohë të hysh edhe live në Instagram, edhe të nxjerrësh foto me Efin duke ditur që ke takim me mua. Mevlan: Qeke karikuar keq më duket.
Rrushe: Thjesht jam duke ndjerë e duke menduar. Shihet mos interesimi jot. Mevlan: Vonesën nuk e kam bërë kastile. Biles nuk do vija fare, por për respekt erdha.
Rrushe: Po pse nxore foto me dikë tjetër kur je në takim me mua. Mevlan: Nuk e dija që je kaq xheloze. Rrushe: Nuk është çështje xhelozie, por mungesë respekti.