Një 75-vjeçar në Elbasan ka denoncuar zhdukjen e të birit, A.J., 50 vjeç. Sipas Policisë, kallëzimi është bërë një ditë më pare, pasi i biri është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
“Më datë 24.01.2022, shtetasi K. J., 75 vjeç, ka kallëzuar se se djali i tij, shtetasi A. J., 50 vjeç banues në Elbasan, është larguar nga banesa. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia./CNA.al