Vala e acartë e cila ka pushtuar territorin shqiptar këto ditë, do të zgjas deri paraditën e ditës së nesërme, thotë meterologia Tanja Porja.
Pjesën tjetër të javës do të përmirësohen vlerat termike.
Zonat malore ditën e sotme do ta kenë temperaturën më të lartë 0 gradë ndërsa ajo më e ulët është -15 °C. Ndërkohë në zonat e ulëta dhe bregdetare minimumi zbret jo më poshtë se -7 °C për tu ngrohur deri në 7 °C. Era do të jetë problematike në pjesën e dytë të ditës.
Pjesa lindore do të shoqërohet me flokë dëborë sot, pa reshje dhe pa centimetra. Pjesa tjetër e vendit do të jetë përgjithësisht me kthjellime.
Dita e nesërme fillon e kthjellët, por më e ftohtë, por gjatë mesditës vlerat termike do të rriten me 2 °C. Flasim për minimumi -15 °C dhe maximumi do të arrijë 9 gradë. Dita e mërkurë vijon me një rritje prej 3 gradës në mëngjes dhe në mesditë. Po ashtu dita e enjte vjen me një tjetër rritje temperaturash ku vlera më e ulët është -10 gradë në zonat malorë dhe vlera më e lartë 12 °C.
Kjo rritje temperaturash vijon e lehtë dhe graduale deri në stabilizimin e kushteve termike në të gjithë territorin shqiptar./albeu.com/