Bora Zemani aktualisht është moderatorja më e dashur dhe më e përfolur në mediat rozë. Kjo pas historisë së dashurisë me aktorin Donald Veshaj. Kjo bëri që Bora të ketë fansa të shumtë e që e mbështesin atë përmes formave të ndryshme. Por një gjë që kanë bërë së fundmi ata, nuk i ka pëlqyer aspak moderatores. Madje ajo është revoltuar me ta. Çështja ka të bëjë me hapjen e një “Instagrami” të rrejshëm në emër të djalit të saj Arborit.
“Ky nuk eshte insta i Arbori! Ju lutem beni report!!! Nuk mundet dikush te hapi nje faqe femije dhe aq me teper te flasi ne emer te tij! E turpshme!!, ka shkruar Zemani.
Bora drejton prej dy sezonesh emisionin Perputhen, nje fenomen televiziv ne Top Channel. Vitin e kaluar pushtoi çdo ekran, ndërsa sivjet ka pak rënie prej Big Brother.
Zemani është një ndër emrat më të komentuar të momentit dhe për shkak të marrëdhënieve të saj të dashurisë që kanë fituar jo pak vëmendje.