22-vjeçarja shqiptare ndalon për të ndihmuar disa të aksidentuar, kamioni e përplas për vdékje

Fat tragjik për një vajzë shqiptare në Greqi. 22-vjeçarja është përplasur për vdekje nga një kamion. Raportohet se aksidenti tragjik ka ndodhur në Athinë.

E reja shqiptare po udhëtonte me makinën e saj ku pikasi një aksident në rrugë. Ajo u ndal për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Pasi zbriti nga makina e saj dhe u nis drejt dy makinave të aksidentuara një kamion e mori para duke e lënë të vdékur. /abcnews.al/