HISTORIA e Arjola Demirit me ish-burrin! Nga tradhëtia te ‘rrëmbimi’ i fëmijëve

Ditën e djeshme u zbulua se ish-bashkëshorti i Arjola Demirit është Ajax Boshnjaku, emër i njohur për mediat dhe botën e kṙimit. Aktorja e humorit nuk e ka zbuluar kurrë identitetin e tij, por në deklaratat e saj Arjola ka nënkuptuar të shkuarën e ish-burrit të saj. Krahas tradhtisë për 6 vite, Arjola ka rrëfyer se ai e dhunonte fizikisht dhe ajo ka tentuar vetëvrαsjen.

 ‘Ndodhi një dhunë fizike dhe aty nuk durova dot më gjatë. Më tha nuk ke ku shkon, nuk të merr më njeri me tre fëmijë. Kam kaluar krizë identiteti e doja atë më shumë se veten.’

Për shkak të kësaj situate, ajo gjithashtu tregoi se ka abortuar dy binjakë.

‘Shkova tek mjekja dhe i thash që s’mund t’i lind këta fëmijë dhe të lutem mi hiq. Gënjeva dhe thash se babai i tyre ishte dakort por për shkak të një udhëtimi pune nuk ishte prezent.’

Më tej ajo ka treguar se ka lµftuar për tre vite për të marrë kujdestarinë e fëmijëve.” Kam 3 vite që jam në gjyq, donin të m’i ndanin fëmijët. I thashë ose me mua ose me atë, fëmijët nuk pranoj t’i ndaj.

dosja.al