Parashutat më datë 9 janar, dedikuar Donaldit nuk janë pritur aspak mirë nga familjërët jashtë. Mamaja e Trixes, Antigona është konfliktuar me Arbana Osmanin dhe autoret e “Big Brother VIP. Të paktën këtë thanë portalet.
Ajo është shprehur me tone të larta se po i shkatërrojnë vajzën me këto indiciet nga jashtë.
Ka qenë ky një debat i ashpër mes paleve, ku Antigona është shprehur se produksioni po e trajton shumë keq Trixën.
Por vetë mami i Trixës e ka përgënjeshtruar kështu këtë lajm: “E shoh të arsyeshme të reagoj pas disa shpifjeve të publikuara në portale, ku thuhet se unë kam debatuar ashpër me Arbana Osmanin dhe produksionin për trajtimin dhe provokimet që po i bëhen vajzës sime në BBV”.
“Dua ta sqaroj se çdo takim mes meje dhe produksionit ka qenë miqësor. Nuk kam pasur përballje as me Arbanën as kënd tjetër”.