Aksident fatal në vendin tonë, 1 person humb jetën

Një aksident me vdékje ka ndodhur në fshatin Shkallë të Matit këtë të Hënë. Policia njoftoi se “në fshatin Shkallë, Cërujë, Mat, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin duke rënë disa metra poshtë rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.