Mbrëmjen e djeshme, Donaldi është vendosur para një zgjedhjeje të vështirë. Në dukje mund të duket e tillë…
Aktori i humorit fitoi një udhëtim nëpër botë me Romeon, por për të realizuar këtë duhet të çonte tre banorë në nominim, përfshirë dhe veten.
I vendosur në siklet, Donaldi tha se do të çojë në nominim veten, Ilirin dhe Meridianin.
Ai u shpreh se me Ilirin kishte dashur prej kohësh të kishte një përballje të tillë, kurse me Meridianin nuk i ka pasur marrëdhëniet mirë kohët e fundit.
Një përballje kokë më kokë e Donaldit me Ilirin që tani produksioni i Big Brother Vip Albania nuk ia ka lejuar vetes.
Kështu ka kërkuar një “kokë turku” dhe i zgjedhuri është Meridiani, i cili edhe me Ilirin këto kohë ka pasur një lloj ftohje.
Gjithsesi ndodh që në betejën mes dy personave mund të përfitojë një i tretë.
Gjithsesi e vështirë të ndodhë, pasi deri më tani Iliri e Donaldi janë protagonistët kryesore dhe BB Vip nuk mund t’i humbasë ata në këtë pikë të garës.