‘Falsifikove kontratat’, Mandi Nishtulla akuza Silva Gunbardhit se s’i dha asnjë qindarkë nga kënga ‘Të ka lali shpirt’! Në gjyq te Eni Çobani

Këngëtari i tallavasë, Mandi Nishtulla, prej kohësh akuzon këngëtaren Silva Gunbardhi dhe bashkëshortin e saj se nuk i kanë dhënë asnjë qindarkë nga fitimet e YouTube për këngën ‘Të ka lali shpirt’.

Nishtulla dhe Gunbardhi janë përballur me njëri-tjetrin në emisionin ‘Shihemi në gjyq’. Sot ai vijoi me akuzat ndaj Gunbardhit se ka falsifikuar kontratat dhe i ka marrë miliona euro, të gjitha fitimet vetë.

Nga ana tjetër, këngëtarja e mohoi dika të tillë, duke insistuar se kontrata është e rregullt.

Në përfundim, Eni Çobani deklaroi se do ta vazhdojnë seancën privatisht ndërsa këngëtari i tallavasë i puthi dorën Gunbardhit teksa në sfond dëgjohej kënga ‘Të ka lali shpirt’.